Bota

“Mallrat vijnë nga Selaniku, medet”/ Rama përbuz Greqinë nga Shkupi: Një kamioni i duhen 10 orë të vijë në rajon (KO

29 Korrik 2021, 11:49 Nga DOSJA
“Mallrat vijnë nga Selaniku, medet”/ Rama përbuz

SHKUP- Tri liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e kanë shfrytëzuar konferencën e sotme për shtyp për të kërkuar nga vendet e tjera të rajonit që ti bashkohen nismës. Gjatë konferencës, Vuçiç u shpreh i bindur se do realizohet nisma pasi ka vullnet, ndërsa Zaev tha se do të arrihet objektivi për 100% tregti të lirë. Ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se shumica e mallrave hyjnë në rajon nga Selaniku, ku nuk harroi të thoshte “medet”.

Pjesë nga diskutimi: 

Aleksandër Vuçiç: Kemi punë të gjata përpara. Ideja është që nëse nuk lejon diçka që është ndryshe, atëherë nuk mund të bësh përpara. Administratat tona janë gati për të ndjekur nismën. Jam besimplotë që me punë dhe zell do t’ja dalim.

Zoran Zaev: Bie dakord plotësisht. Objektivi ynë të kemi zero pengesa doganore. Në këto rrethana, askush në asnjë prej vendeve, s’mund të vendosë barriera dhe tarifa të tjera. Objektivi ynë është tregti 100% e lirë, bashkëpunim i plotë pa tarifa doganore, lëvizje e qytetarëve dhe kapitaleve. Kudo në këto tri vende dhe si një rajon i përbashkët do të hapim perspektiva të reja me pjesën tjetër të Evropës. Do të them të njëjtën gjë si Vuçiç dhe Rama, kjo mund të ndihmojë politikisht. Herën e  parë s’thua gjë, të dytën thua diçka dhe të tretën do kesh patjetër diçka.

Edi Rama: Një kamion me mallra për të hyrë në rajonin tonë pret njëherë matanë 10 orë dhe i duhen aq herë 10 për të shkuar në destinacion brenda për brenda rajonit. Ne s’kemi asnjë të drejtë që t’ja kursejmë sipërmarrësve tanë këtë torturë duke e çuar në zero kohën e qëndrimit në kufi. Duke njësuar sipas standarteve të BE, certifikatat e BE dhe të tjera të nevojshme për lëvizjen pa ndalim nëpër kufij, ne krijojmë një zonë që do të donim të ishte e 6 vendeve dhe kështu do të jetë një ditë, që së bashku i kërkojnë BE, që për mallrat të heqin orët e pritjes edhe kur hyjnë në Evropë, edhe kur dalin nga Evropa. Nëse standartet nuk janë të njohura nga të gjitha vendet, pavarësisht nga laboratori, ne ngelemi prapë të izoluar. A thua s’na mjafton kufiri i BE por na duhen dhe këta kufijtë qesharakë që kemi me njëri-tjetrin dhe torturojmë njerëzit tanë. Sot, volumi i mallrave, përjashto Shqipërinë, vijnë nga Selaniku, medet, nga më larg. Transformimi i rajonit është domosdoshmëri. Se thonë ca, Serbia mori me paqe detin që se mori dot me luftë. E kuptoni ju apo jo? Të tjerët do e kuptojnë pasi të shohin rezultatet.

LAJMI KRYESOR: ‘Ballkani i Hapur’! Forumi Ekonomik Rajonal në Shkup/ Zero minuta vonesa në kufi në 2023, s’do ketë më kufij, firmosen marrëveshjet. Rama: S’mund të presim konsensus për t’u takuar, 4 liritë e BE i zbatojmë bashkë (REAGIMI nga PRISHTINA)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic edi rama samiti i shkupit 29 korrik 2021 zoran zaev aleksander vucic edi rama samiti i shkupit 29 korrik 2021 zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2021, 11:34

SHKUP- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i krahasoi 3  vendet që nuk i janë bashkuar Minishengenit rajonal me një fëmijë tekanjoz, që prindi e lut ...

Bota 29 Korrik 2021, 11:12

MEKSIKË– Qindra njerëz të armatosur që i përkisnin një grupi vigjilentësh të sapoformuar të quajtur “El Machete” kanë rrëmbyer 21 persona...