Bota

Vaksinimi i detyrueshëm, Google dhe Facebook të parat kompani që ju kërkojnë punonjësve të vaksinohen para se të kthehen

29 Korrik 2021, 11:38 Nga DOSJA
Vaksinimi i detyrueshëm, Google dhe Facebook të parat kompani që

SHBA– Google dhe Facebook të Mërkurën u bënë dy nga kompanitë e para kryesore për të thënë se do të kërkojnë që punonjësit të vaksinohen kur të kthehen në kampuset e kompanive.

Sipas CNN, Në një email drejtuar stafit, CEO i Google, Sundar Pichai tha se politika do të fillonte në Shtetet e Bashkuara në javët e ardhshme, dhe në rajone të tjera në muajt në vijim pasi vaksinat të bëhen më të disponueshme. Nuk është e qartë se si Google planifikon të zbatojë politikën.

Vaksinimi është një nga mënyrat më të rëndësishme për të mbajtur veten dhe komunitetet tona të shëndetshme në muajt në vazhdim,” tha Pichai.

Më vonë të Mërkurën, zëvëndësja e Burimeve Njerëzore në Facebook, Lori Goler tha se çdo punonjës që vjen për të punuar në kampuset e kompanisë në SHBA duhet të jetë i vaksinuar, sipas një deklaratë të postuar në Twitter nga një zëdhënës i Facebook.

Facebook planifikon të ketë një proces për ata që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore ose të tjera dhe do të vlerësojnë qasjen tonë në rajone të tjera ndërsa situata evolon“, tha Goler.

Shumë kompani janë ende duke u përpjekur të kuptojnë saktësisht se kur dhe si t’i kthejnë punonjësit në zyrë në mënyrë të sigurtë pas gati 16 muajsh që i kanë punësuar nga shtëpia. Dhe me përhapjen e shpejtë të variantit Delta të Covid-19, vaksinimet janë një pjesë e rëndësishme e këtij vendimi.

Njoftimet e Google dhe Facebook pasojnë një thirrje në fillim të javës nga grupet kryesore mjekësore për të urdhëruar vaksinat Covid-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor, dhe vjen përpara një njoftimi të pritshëm nga presidenti amerikan, Joe Biden që të gjithë punonjësit federalë dhe kontraktorët duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen rregullisht kërkesat e testimit dhe zbutjes.

Apple po planifikon gjithashtu që t’u kërkojë klientëve dhe stafit në më shumë se gjysmën e dyqaneve të saj me pakicë që të rifillojnë të mbajnë maska, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, për shkak të valës së re të Covid-19. Kompania ka inkurajuar punonjësit e dyqaneve me pakicë që të vaksinohen, por aktualisht nuk po e kërkon atë me detyrim.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota facebook google lori goler sundar pichai vaksinimi ne shba facebook google lori goler sundar pichai vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2021, 11:34

SHKUP- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i krahasoi 3  vendet që nuk i janë bashkuar Minishengenit rajonal me një fëmijë tekanjoz, që prindi e lut ...

Bota 29 Korrik 2021, 11:12

MEKSIKË– Qindra njerëz të armatosur që i përkisnin një grupi vigjilentësh të sapoformuar të quajtur “El Machete” kanë rrëmbyer 21 persona...