Bota

“Serbia ka bërë ekstramilje”, Rama flet për nismën e Ballkanit të Hapur: Boll me këtë na ftuan, s’na ftuan! S’ka

29 Korrik 2021, 11:25 Nga DOSJA
“Serbia ka bërë ekstramilje”, Rama flet për

SHKUP– Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nisma për Ballkanin e Hapur është më e madhe se çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri deklaroi se Serbia e ka bërë një hap pas dhe është radha e Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj mundësie.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Meqë mu drejtua mua pyetja të parit, po përsëris që jo vetëm unë por të tre ne, e kemi thënë  e stërthënë jo vetëm me gojë që kjo nismë nuk është ekskluzive por inkluzive. Megjithatë kjo nismë është e hapur dhe e lirë për të gjitha vendet që të veprojnë sipas logjikës së tyre. Shqipëria do e bëjë këtë proces me të gjitha vendet. Serbia dhe presidenti kanë bërë ekstra milje duke pranuar që nisma të jetë jo vetëm gjithëpërfshirëse por të shkojë përtej procesit të Berlinit, që do të thotë që në këtë aspekt nuk ka asnjë shoqëri në këtë territor që të jetë e diskriminuar. Përtej çështjes së hapur mes Serbisë dhe Kosovës, kjo nismë i thotë popujve që ju jeni të barabartë, përtej faktit që në nivelin shtetëror është ende e hapur dhe në trajtim në dialogun mes dy vendeve. Ky është një oportunitet kolosal për shoqëritë tona. Ne s’kemi jo luksin, as të drejtën të mbajmë këtë potencial të pazhvilluar. Ne s’kemi të drejtë të privojmë vendet tona nga rritja ekonomike, (e thotë BB), hyni në këtë proces dhe do të keni rritje të ekonomisë. S’ka konspiracion, kjo është nismë për të ardhmen. Boll me këtë na ftuan, s’na ftuan. Ishin në Tiranë të 6 vendet dhe diferenca ishte e qartë. Disa duan, disa s’duan. 

LAJMI KRYESOR: ‘Ballkani i Hapur’! Forumi Ekonomik Rajonal në Shkup/ Zero minuta vonesa në kufi në 2023, s’do ketë më kufij, firmosen marrëveshjet. Rama: S’mund të presim konsensus për t’u takuar, 4 liritë e BE i zbatojmë bashkë (REAGIMI nga PRISHTINA)

(f.g.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ballkani i hapur edi rama samiti i shkupit 29 korrik 2021 ballkani i hapur edi rama samiti i shkupit 29 korrik 2021

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2021, 11:12

MEKSIKË– Qindra njerëz të armatosur që i përkisnin një grupi vigjilentësh të sapoformuar të quajtur “El Machete” kanë rrëmbyer 21 persona...