Bota

29 Korrik 2021, 11:12 Nga DOSJA

MEKSIKË– Qindra njerëz të armatosur që i përkisnin një grupi vigjilentësh të sapoformuar të quajtur “El Machete” kanë rrëmbyer 21 persona ndërsa dogjën disa automjete dhe shtëpi në një qytet jugor të Meksikës, thonë zyrtarët.

Kaosi në Pantelho u krijua të hënën pasi grupi, i cili njoftoi ekzistencën e tij vetëm një javë më parë, duke u zotuar të luftonte kundër inkursionit të karteleve të drogës në komunitetet malore kryesisht në Chiapas, po shkonte rrugë më rrugë në kërkim të kriminelëve të dyshuar, tha Associated.

21 banorët e rrëmbyer u dërguan në San José Buena Vista Tercero, komuniteti ku dyshohet se është i vendosur grupi. Zyrtari tha se personat e armatosur me sa duket po kërkonin anëtarët e një grupi tjetër të quajtur “Los Herreras”.

Pedro Gomez, një aktivist lokal, i tha AP se të paktën tre automjete dhe dhejtëra shtëpi u dogjën ku dhe ndërtesa e bashksë u vandalizua.

Vigjilentët, të cilët duket se përfshijnë anëtarë të grupit autokton Tzotzil, po e quajnë veten një “forcë vetëmbrojtëse”, një fenomen i parë për vite me radhë në disa shtete perëndimore të Meksikës.

Pasi El Machete njoftoi praninë e tij në fillim të këtij muaji, Presidenti, Andrés Manuel López Obrador tha se nuk do të pranonte praninë e të ashtuquajturave forcave të vetëmbrojtjes.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andres manuel lopez obrador pedro gomez rrembehen 21 persona ne meksike andres manuel lopez obrador pedro gomez rrembehen 21 persona ne meksike

Sondazh

Poll