Bota

“Më pëlqen të gatuaj, bëj lazanjën më të mirë në botë”/ Një Ana Brnabiç që nuk e kemi parë më herët: Kam vet

29 Korrik 2021, 09:42 Nga DOSJA
“Më pëlqen të gatuaj, bëj lazanjën më

SERBI-Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka dhënë një intervistë për median Najzena.rs ku ka treguar për jetën e saj private dhe pasionet e saj. Ajo ka folur për kujdesin ndaj vetes dhe ka thënë se nuk përdor shumë kremëra dhe se ka vetëm një të tillë të cilin e përdor edhe për ditën edhe për natën. Ndërsa për veshjen kryeministrja tha se mund të mos jetë shumë e bukur por është shumë komode për të dhe kjo ka shumë rëndësi. Përsa i përket aktivitetit fizik ajo ka treguar se i vetmi aktivitet që bën është ngjitja dhe zbritja e shkallëve deri në zyrë, ndryshe nga më heret ku ajo merrej shumë me fizikun e saj duke praktikuar edhe notin.

Ajo ka traguar se është shumë e zënë me punë dhe nuk ka kohë as të hajë, ushqimin e konsumon para kompjuterit në pjesën më të madhe të kohës. Brnabiç ka treguar s i pëlqen shumë të gatuajë por koha nuk i mjafton për këtë gjë. As për të bërë pazare nuk del dot pasi duhet të jetë e shoqëruar nga trupat e sigurisë dhe kjo gjë nuk është e këndshme pasi shqetëson njerëzit e tjerë.

Pjesë nga intervista:

“Unë kam vetëm një krem, dhe ai është edhe për ditën edhe për natën. Unë mendoj se do të ngatërrohesha nëse do të kisha më shumë se një krem, pasi mendoj për gjëra të tjera pa pushim jo për kremëra. Në këtë mënyrë, është më e lehtë, më e thjeshtë dhe më e sigurt. I gjithë aktiviteti im fizik ka të bëje me një zbritje apo ngjitje të shkallëve nga kati i dytë ku ndodhet zyra ime. Nëse ngjitem deri në katin e katërt frymëmarrja ime nuk është normale pasi nuk po bëj aktivitet fizikdhe nuk jam aspak në formë. Unë shkoja rregullisht në palestër, kur isha më e re praktikoja notin, kështu që mendoj se trupi im ende i mban mend të gjitha. Por që nga gushti 2016, kur u bëra anëtar i Qeverisë së Republikës së Serbisë, nuk kam qenë në gjendje të stërvitem. Kryesisht ha kur jam pranë kompjuterit dhe dokumentave që lexoj gjatë drekës. Akoma, nuk është specifike vetëm për mua. Kështu funksionon e gjithë zyra ime. Unë jam pafundësisht mirënjohës ndaj tyre, sepse ata vërtet bëjnë më të mirën. Stili im është shumë i thjeshtë, kështu që më duket tejet i mërzitshëm. Por ndihem mirë me të dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Igor Todorović, stilisti im, më ndihmoi shumë në fillim, sepse atëherë më pëlqente më së shumti të isha me xhinse, gjë e cila nuk ishte e mundur gjatë gjithë kohës. Unë nuk shkoj në pazar. Së pari sepse nuk kam kohë, dhe më pas sepse vizita në qendrën tregtare përfshin masa sigurie dhe kjo do të shqetësonte të gjithë ata që bëjnë pazare, krijon një situatë të pakëndshme. Pazaret i bën partnerja ime. Më pëlqen të gatuaj, më lehtëson stresin. Fatkeqësisht, nuk kam shumë kohë, e bëja shumë më shpesh. Unë gjithmonë gatuaja dhe gjithmonë i ftoja familjen dhe miqtë e mi në darkë. Unë mendoj se e bëj lazanjën më të mirën në botë dhe kushërinjtë e mi janë dakord. Kur të mbarojë mandati im, do t’i kthehem pasionit tim të madh.”

 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ana brnabic ana brnabic

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2021, 07:37

DETI MESDHE-Një anije antike romake që daton nga shekulli i dytë para Krishtit, është zbuluar në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Palermos. Anija kishte mbetur në...