Bota

29 Korrik 2021, 11:34 Nga DOSJA

SHKUP- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i krahasoi 3  vendet që nuk i janë bashkuar Minishengenit rajonal me një fëmijë tekanjoz, që prindi e lut për të ngrënë. Vuçiç deklaroi prerazi se kjo nismë për Ballkanin e Hapur lidhet me ekonominë dhe jo me problemet që ndajnë dy vendet.

PJESË NGA FJALA E VUÇIÇ:

Asnjë normal nuk mund ta artikulojë këtë, edhe në epokën e rrjeteve sociale, ideja është që të gjithë të marrin pjesë këtu. Ajo që na ndan, ne po e krijojmë këtë si nismë ekonomike. Ne jemi këtu për qarkullimin e njerëzve, mjeteve dhe njerëzve, jo për çështjet që na ndahen. Mos të gjejnë justifikime për ekonomitë që nuk funksionojnë. Ka të tjerë që nuk kanë asnjë problem me ne, mendoj se e njoh mirë politikën. Duhet të kemi zero pritje në kufi në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirisht. Të lëvizin në territoret tona pa pengesa. Të mos presin kur shkojnë në det, në mal në liqen. Jemi të hapur për gjithçka. Por personalisht, nuk e kuptoj, pse duhet ti themi dikujt ha? Kur të dojë të vijë të hajë. Nuk i them, sheqeri është i mirë për trurin. S’do të hash, mos hajde. Bëjnë fushatë, jo kundër meje se jam mësuar si në Prishtinë, kjo fushatë kundër Ramës është për vendet tona. E di që nuk e ndihmova me këtë që thashë por ai po bën më të mirën për qeveritë tona. 

LAJMI KRYESOR: ‘Ballkani i Hapur’! Forumi Ekonomik Rajonal në Shkup/ Zero minuta vonesa në kufi në 2023, s’do ketë më kufij, firmosen marrëveshjet. Rama: S’mund të presim konsensus për t’u takuar, 4 liritë e BE i zbatojmë bashkë (REAGIMI nga PRISHTINA)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic ballkani i hapur samiti i shkupit 29 korrik 2021 aleksander vucic ballkani i hapur samiti i shkupit 29 korrik 2021

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2021, 11:12

MEKSIKË– Qindra njerëz të armatosur që i përkisnin një grupi vigjilentësh të sapoformuar të quajtur “El Machete” kanë rrëmbyer 21 persona...