Bota

3 të vdekur dhe mbi 120 të plagosur nga zjarret në jug të Turqisë, dhjetëra fshatra të evakuuar

29 Korrik 2021, 11:24 Nga DOSJA
3 të vdekur dhe mbi 120 të plagosur nga zjarret në jug të

TURQI– Të paktën tre vetë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital nv Turqinë jugore pasi erërat e forta ndezën dy vatra zjarresh.

Sipas mediave vendase, tre persona u vranë nga zjarret dhe autoritetet evakuuan rreth 20 lagje në fshatrat përreth. Një nga viktimat ishte një 82-vjeçar në lagjen Kepezbeleni të Akseki, ku rreth 80% e shtëpive u dogj, tha guvernatori i qarkut, Volkan Hulur, për Agjencinë Anadolu të drejtuar nga shteti.

Një zjarr i madh që shpërtheu të Mërkurën pranë qytetit turistik bregdetar të Manavgat, në provincën e Antalias, ishte vënë nën kontroll, tha Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli. Por një tjetër vatër zjarri u krijua sot në mëngjes rreth 50 km në veri të Antalias.

Presidenca e Qeverisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se së bashku me tre viktimat, të paktën 112 persona u “prekën” nga zjarret, përfshirë 58 të cilët u shtruan në spital, kryesisht për thithjen e tymit. Autoritetet shpëtuan gjithashtu 10 persona të cilët ishin bllokuar në një restorant në një digë afër Akseki.

Rajoni i Antalisë është një destinacion popullor për pushime për turistët nga Rusia dhe pjesë të tjera të Evropës, por asnjë nga vendpushimet nuk u prek nga zjarret, thanë zyrtarët.

Zjarrfikësit po luftonin gjithashtu zjarret në pjesë të tjera të Turqisë, përfshirë atë që mbylli përkohësisht një autostradë midis qyteteve jugore turke të Mersin dhe Antalia. Zjarret e egra janë të zakonshme në rajonet e Mesdheut dhe Egjeut të Turqisë gjatë muajve të thatë të verës, megjithëse disa zjarre pyjorë janë fajësuar për zjarrvënie.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bekir pakdemirli volkan hulur zjarr ne turqi bekir pakdemirli volkan hulur zjarr ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2021, 11:12

MEKSIKË– Qindra njerëz të armatosur që i përkisnin një grupi vigjilentësh të sapoformuar të quajtur “El Machete” kanë rrëmbyer 21 persona...