Aktualitet

Mungoi Llalla dhe avokati i tij, GJKKO shtyn për në 9 shtator vendimin për ish-kryeprokurorin

29 Korrik 2021, 09:29 Nga DOSJA
Mungoi Llalla dhe avokati i tij, GJKKO shtyn për në 9 shtator vendimin

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë sërish seancën për ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Mësohet se seanca është shtyrë për në 9 shtator, pasi sot mungonte si ish-kryeprokurori Llalla ashtu edhe avokati i tij. Ky i fundit kishte paraqitur raport shëndetësor, me pretendimin se është sëmurë.  GJKKO vendosi që në seancën e 9 shtatorit, Llalla të mbrohet nga Gentiana Qendro. Avokatit i Llallës, Sokol Hazizaj mungoi edhe në seancën e kaluar të 16 korrikut, ndërsa për këtë ai u gjobit me 20 mijë lekë për shkak se mungoi pa arsye.

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

Ish-kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO për fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2021, 09:23

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se të gjithë të ...

Aktualitet 29 Korrik 2021, 08:52

ITALI– Një grindje që për pak desh përfundoi në tragjedi ka ndodhur mbrëmë në Sulmona të Italisë ku një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si H.A ka...