Aktualitet

29 Korrik 2021, 08:52 Nga DOSJA

ITALI– Një grindje që për pak desh përfundoi në tragjedi ka ndodhur mbrëmë në Sulmona të Italisë ku një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si H.A ka sulmuar ish-gruan e tij me thikë.

Sipas mediave italiane, sulmi ka ndodhur në rrugë pas një mosmarrëveshje që kishte filluar që në shtëpi ku ishin përfshirë dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Kanë qënë kalimtarë të rastit ata që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëshmuar dhe dëgjuar britmat në rrugë, në vendngjarje kanë mbërritur dhe dy fëmijët e çiftit ku njëri prej tyre në tentativë për të larguar të atin ka mbetur i plagosur.

Gruaja 40-vjeçare u transportua menjëherë në urgjencë ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa 51-vjeçari u vu në pranga nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Policia tha se po vijon hetimet mbi dinamikën e ngjarjes dhe motivin e sherrit ku paraprakisht mendohet se ndarja e tyre ka qenë pikërisht motivi i sherrit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali shqiptari plagos gruan me thike arrestohet shqiptari ne itali shqiptari plagos gruan me thike

Sondazh

Poll