Aktualitet

Shkrumbohet totalisht një banesë në Berat. Shkak mendohet të ketë qenë bombula e gazit, nuk ka asnjë të lënduar

29 Korrik 2021, 08:38 Nga DOSJA
Shkrumbohet totalisht një banesë në Berat. Shkak mendohet të

BERAT– Një banesë është përfshirë nga flakët mesnatën e djeshme në Berat pas një shpërthimi që dyshohet të ketë ardhur nga bombola e gazit, sipas banorëve.

Shtëpia ndodhet në lagjen “Uznovë” në Berat dhe banohej nga një çift qeragjinjsh. i cili fatmirësisht nuk ndodhej në shtëpia pasi punoni natën në firmën e pastrimit të qytetit. Zjarri është parë nga banorët rreth orës 23:45, të cilët kanë vrapuar menjëherë të shohin nëse kishte njerëz brenda e ti shpëtonin dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësen. Në zonë kanë mbërritur jo vetëm zjarrëfikës por edhe efektivë të policisë së Beratit.

Në rreth 30 minuta flakët e zjarrit në banesë janë neutralizuar por fatkeqësisht shtëpia është shkrumbuar totalisht. Banesa e djegur është në pronësi të shtetasit Astrit Lankollari, i cili e kishte dhënë me qera. Ekspertët në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit në këtë banesë, që la rreth 2-orë pa drita të gjithë lagjen “Uznovë”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkrumbohet shtepia ne berat zjarr shkrumbohet shtepia ne berat zjarr

Sondazh

Poll