Aktualitet

Vrasja për një copë tokë me ullinj! Viktima kishte 2 ditë që kishte ardhur nga Greqia, shkoi të ndihmonte tek ara babanë

29 Korrik 2021, 08:16 Nga DOSJA
Vrasja për një copë tokë me ullinj! Viktima kishte 2

LUSHNJE– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e ndodhur në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari  Romeo Hasalla, ndër të plagosur mbetën babai dhe dy vëllezërit e tij. 

Mësohet se viktima Romeo Hasalla, baba i dy fëmijëve të mitur, kishte dy ditë që ishte kthyer nga Greqia. Sot ai kishte shkuar bashkë me babain dhe vëllezërit për të punuar tokën, por humbi jetën. Kastriot dhe Afrim Hasalla ishin prej kohësh në konflikt me familjen e viktimave për një tokë të mbjellë me ullishte, e cila shkaktoi dhe viktima.

Ndërkohë që FNSH-të janë në zonë për kapjen e të dyshuarve kryesorë të vrasjes, ndërsa paralelisht po negociohet me të afërmit për të bërë të mundur dorëzimin e tyre.

LAJMI KRYESOR: E RËNDË në Lushnje! Sherr për pronën mes kushërinjve, dy vëllezërit marrin çiften dhe qëllojnë tek toka babanë me 3 djemtë. Vritet 30-vjeçarit, FNSH kërkon autorët: Janë të armatosur!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdes romeo hasalla vrasje per pronen ne lushnje vdes romeo hasalla vrasje per pronen ne lushnje

Sondazh

Poll