Aktualitet

Arrestohet 41-vjeçari në Lezhë, ndërtoi një ‘beach bar’ druri pa leje në plazhin e Tales, (EMRI)

29 Korrik 2021, 08:41 Nga DOSJA
Arrestohet 41-vjeçari në Lezhë, ndërtoi një

LEZHË– Qytetari Ardit Isufi ëshë arrestuar ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë pasi kishte ndqrtuar një beach-bar prej druri pa leje në bregdet. 41-vjeçari banues në Kurbin është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë gjatë kontrollit të territorit në plazhin e Tales, Lezhë, kanë konstatuar një beach bar që po kryhej pa lejen e autoriteteve kompetente. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit A.I., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke bërë një beach bar pa leje me derdhje betoni në tokë publike plazh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit është e vendosur në parandalimin e krimeve mjedisore dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të mos kryejnë asnjë ndërtim ose veprim pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin.’

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardit isufi ndertime pa leje tale ardit isufi ndertime pa leje tale

Sondazh

Poll