Aktualitet

Marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare dhe dhunë në familje, policia e Durrësit vë në pranga 2 persona të shpallur në

29 Korrik 2021, 08:25 Nga DOSJA
Marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare dhe dhunë

DURRËS– Policia e Durrësit në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, ka vënë në pranga 2 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar Klendi Xhurra, i dënuar në vitin 2019 me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë pasi u shpall fajtor për  “marrëdhënie seksuale me të mitur”, vetëm 12 vjeç. Po ashtu në pranga ka përfunduar 37-vjeçari me iniciale I.M. Ky i fundit kishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Durrës

Vihen në prangat e Policisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:Klendi Xhura, 20 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe. I. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, shtetasin H. K., 20 vjeç, pasi ka tentuar t’i japë punonjësit të Policisë, 2.000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për parkim të gabuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klendi xhurra policia e durresit klendi xhurra policia e durresit

Sondazh

Poll