Aktualitet

EMRI/ Po transportonte 12 emigrantë sirianë kundrejt fitimit, operacioni “BYPASS” vë në pranga 42-vjeçarin në Tiranë

29 Korrik 2021, 09:17 Nga DOSJA
EMRI/ Po transportonte 12 emigrantë sirianë kundrejt fitimit,

VLORË– Një 42-vjeçar i cili është kapur duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm me makinën e tij tip ‘Benz’ është arrëstuar në kuadër të operacionit të koduar “BYPASS”.

Në pranga është vendosur 42-vjeçari Ervin Qemali, i cili kundrejt parave, kishte marrë përsipër për të kaluar 12 emigrantët sirianë në drejtim të Kosovës, por është konstatuar nga policia dhe është arrestuar në afërsi të “Rrethrrotullimit të Orikumit”.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor “BYPASS”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “BYPASS”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E. Q., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në afërsi të “Rrethrrotullimit të Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 12 emigrantë të paligjshëm (sirianë), kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Tiranës, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem operacioni bypass emigrante te paligjshem operacioni bypass

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2021, 08:52

ITALI– Një grindje që për pak desh përfundoi në tragjedi ka ndodhur mbrëmë në Sulmona të Italisë ku një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si H.A ka...