Aktualitet

Shqipëria e kërkon për vrasje të dyfishtë, Florenc Çapja fiton lirinë në Dubai, rezulton dhe i punësuar

28 Korrik 2021, 13:27 Nga DOSJA
Shqipëria e kërkon për vrasje të dyfishtë, Florenc

TIRANË– Florenc Çapja, 40-vjeçari të cilin Shqipëria e kërkon për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012, qarkullon prej gjashtë ditësh si një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara. Kur ka kaluar një muaj nga shoqërimi i tij në policinë e Dubait, mësohet se Çapja ka fituar tërësisht lirinë që prej datës 12 korrik dhe madje rezulton i punësuar.

Avokati i tij mbrojtës, Neshat Fana deklaroi për ‘BalkanWeb’ se Florenc Çapja ka qëndruar për një periudhë kohe nën mbikëqyrje në një banesë në Dubai, por tashmë është lënë i lirë. Çapja pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri dhe se për këtë arsye autoritetet në Emiratet e Bashkuara e kanë lënë të lirë.

Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit. Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i tij, Ardian Çapja. Për Florencin, Gjykata në Shqipëri ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë.

Emri i Ardian dhe Florenc Çapjas në lidhje me vrasjen e dyfishtë doli pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi. Ky i fundit ka deklaruar se Ardian dhe Florenc Çapja kanë financuar vrasjen e Gentian Beqirit për t’u hakmarrë për vrasjen e Sokol Çapjas. Bardhi tregoi gjithashtu se ka takuar Ardjan dhe Florenc Çapjan në zonën e Krrabës, ku prezent kanë qenë edhe Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli, duke shtuar se të gjthë kanë dijeni për ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florenc capja lirohet florenc capja florenc capja lirohet florenc capja

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2021, 13:24

SERBI– Qytetarët serbë që preferojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri, shtohen çdo vit e më shumë. Mediat serbe kanë zgjedhur që të shkruajnë për ra...

Aktualitet 28 Korrik 2021, 13:12

DURRËS– Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë kultivuar fidanët e dyshuar si kanabis në një pronë publike në fshatin fshatin Zall, Krujë. D...

Aktualitet 28 Korrik 2021, 05:24

FIER– Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në bypassin e Fierit, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 19-vjeçare. Mjeti tip “Benz” me të cilin...