Përplasje me policinë bashkiake për pronën, banorët e Baldushkut kërkojnë të pritet vendimi i Apelit: Vijnë dhe dhunë
BALDUSHK– Banorët e fshatit Mustafa Koç në njësinë administrative të Baldushkut u përplasën sot me policinë bashkiake. Janë 40 familje të cilat prej dy vitesh po u cënohet e drejta e pronës.
IMT vijoi aksionin për ti hapur rrugë projektit të bashkisë për ndërtimin e banesave për banorët e prekur nga tërmeti 26 nëntorit 2019. Banorët thonë se po u rrëmbet prona private që e kanë të fituar me vendim gjykate, ndërkohë që kërkojnë që të pritet vendimi nga Apeli ku vijon shqyrtimin çështja.
“Policia bashkiake thotë se nuk e njohin vendimin e gjyqit. Kemi vendim gjyqi, tani fola me avokatin në telefon dhe më tha se duhet ti njohin medeomos vendimet e gjyqit. Këtu kemi kadastrën e shtetit, 93 dynym tokë, ai thotë është tokë shtet. Dy magazina që kemi bërë shtëpiat në tokë tonën i kemi dhënë lekët shtetit, kontratë shitje dhe blerje“.
“Vijnë me forcë dhe dhunë dhe vazhdojnë punimet. Kur vijnë televizionet fshihen, se ishte gardh policie“.
“Çështja është në Gjykatën e Apelit. Nuk jemi kundër rindërtimit të shtëpive por shteti të marrë vetëm pronën e shtetit, 2926 metër katrorë që nuk e posedojmë akoma, e posedon shteti, kanë qenë rezerva të shtetit. Pjesa tjetër është kthyer e gjitha.”
“Duan të na sjellin një rresht shtëpish përreth shtëpive tona. I bie të ikim se nuk jemi në qytet. Po të ishte ashtu do kishim ikur në qytet.“
“Ne fshatarë jemi, kemi nevojë për një lopë, pulë, dele, apo të mbjellim një domate. Nëse shteti do të bëjë këtu vila, le të na heqë ne fare dhe të na mbledhë të gjithëve në një vend. Zgjidhje tjetër nuk kemi.Erdhi një ekspert i bashkisë dhe nuk dha sqarim, nuk njoh vendimin e gjyqit.”
“Avokati thotë se i kanë bërë në mënyrë të parregullt“.
“Nëse nuk marrin vesh në rrugë ligjore do të merremi me mënyra të tjera“.
“Do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese ose SPAK. Te e fundit fare do ta çojmë në Strasburg çështjen.”
Marrë nga Oranews
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Greqia kërkon testin PCR në kufi, autoritetet sqarojnë qytetarët që hyjnë në vend përmes Shqipërisë
KAKAVIJË– Pala greke në kufirin e Kakavijës ka njoftuar se të gjithë personat të cilët duan të kalojnë nga kjo pikë kufitare duhet të kenë me vete fo...
Flukset në urgjencë, virozë apo Delta? Brataj: Si duhet ta bëjmë dallimin, sa është rreziku i infektimit
TIRANË– Varianti “Delta” ka hyrë zyrtarisht edhe në Shqipëri! Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një prononcim për “ABC” k...
“Ta jap unë licensën”/ 10.000 euro për një kontratë falso, 31-vjeçarja nga Kavaja bënte ‘namin’ në Instagram. Kr
KAVAJË– 31-vjeçarja nga Kavaja, Suela Kapidani është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se u ka marrë qytetarëve 10 mijë euro, duke masht...
Foshnja ndërroi jetë pas lindjes, babai akuzon mjekët: Nuk i dhanë kujdesin e duhur
TIRANË– Babai i foshnjes që ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në maternitetin në Tiranë, ka kallëzuar mjekët në Komisariatin Nr.1. 26-vjeçari...
Dhunë ndaj babait dhe vjedhje ‘seriale’ biçikletash, bien në pranga disa persona në Tiranë (DETAJE)
TIRANË– Disa persona janë arrestuar gjatë 24 orë në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 42-vjeçar A.K., ka rënë në pra...
Operacioni i dështuar te ‘Varri i Bamit’, efektivët nuk ndoqën planin e ndërtuar nga Policia! S’përdorën
TIRANË– Operacioni “Xhamlliku” dështoi! Gazetari i ‘Report Tv’, Arsen Rusta ka bërë me dije të tjera detaje lidhur me ç...
E RËNDË! Ndërron jetë një foshnje e sapolindur në maternitet, nuk dihet shkaku i vdekjes, i ati akuzon mjekët: S’i
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës së sotme. Njoftimi për ndarjen nga ...