Aktualitet

28 Korrik 2021, 13:12 Nga DOSJA

DURRËS– Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë kultivuar fidanët e dyshuar si kanabis në një pronë publike në fshatin fshatin Zall, Krujë. Dosja.al mëson se në pranga kanë rënë Luan Loci 47 vjeç dhe K. Loci 17 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Krujë. Arrestohen në flagrancë babë e bir.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Zall, Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit L. L., 46 vjeç dhe K. L., 17 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanët e dyshuar cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një pronë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen babe e bir ne kruje luan loci arrestohen babe e bir ne kruje luan loci

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2021, 05:24

FIER– Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në bypassin e Fierit, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 19-vjeçare. Mjeti tip “Benz” me të cilin...