Aktualitet

Operacioni i dështuar te ‘Varri i Bamit’, efektivët nuk ndoqën planin e ndërtuar nga Policia! S’përdorën

28 Korrik 2021, 11:03 Nga DOSJA
Operacioni i dështuar te ‘Varri i Bamit’, efektivët nuk

TIRANË– Operacioni “Xhamlliku” dështoi! Gazetari i ‘Report Tv’, Arsen Rusta ka bërë me dije të tjera detaje lidhur me çfarë shkoi keq gjatë operacionit të forceve spciale të RENEA-s, një ditë më parë në zonën e njohur si “Varri i Bamit”. Grupi i trafikut të kokainës kishte kohë që operonte në zonë dhe po ndiqej nga uniformat blu, por plani i hartuar nuk u zbatua siç duhej nga efektivët në terren.

Ditën e djeshme u neutralizuan dy persona dhe u lokalizua një i tretë, por Policia ka hasur në kundërshtimin e Gazmir Canit, i cili ka refuzuar të hapë dyert e automjeti tip ‘Benz’ dhe të dilte nga makina duke mos iu bindur efektivëve. Ka qenë pikërisht ky moment ku, sipas hetimeve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Ankesave, plani operacional nuk është zbatuar. Në këtë moment agjentët duhet të kishin vendosur bllokadë me motorë dhe makina.

Megjithatë SHÇBA dhe Prokuroria do të nxjerrin një raport final mbi veprimet e efektivëve të pranishëm në operacion, ndërsa pritet edhe pezullimi i disa prej efektivëve që ishin pjesë e operacionit.

LAJMI KRYESOR: Kokainë në kutitë e picave! Skandali me aksionin e dështuar të Policisë, dëshmon gazetari. Merren në pyetje 5 agjentët që e shtrinë në tokë

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni tek vorri i bomit operacioni “xhamlliku” tirane aksioni tek vorri i bomit operacioni “xhamlliku” tirane

Sondazh

Poll