SERBI– Qytetarët serbë që preferojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri, shtohen çdo vit e më shumë. Mediat serbe kanë zgjedhur që të shkruajnë për rastin e një turisteje, Mariana Rajić Delić, e cila këtë vit ka pushuar në Sarandë bashkë me familjen e saj. Blic.rs shkruan se pyetjes nëse është e sigurt të shkosh me një makinë me targa serbe në Shqipëri, ajo u përgjigj me një foto dhe një mesazh miqësor të shkruar nbi mjetin e saj.
“Faleminderit, mirë se erdhe,”- shihet e shkruar mbi makinën e turistes.
“Këtë vit, ne jemi duke pushuar për herë të parë në Shqipëri, kemi qenë në Sarandë për pesë ditë dhe nuk kemi pasur shqetësimin më të vogël. Mesazhin na e lanë kur po pushonim në një plazh mes Sarandës dhe Ksamilit,”- tregon Marijana.
Ajo që i ka bërë më shumë përshtypje Marjanës ishin deti dhe natyra e Shqipërisë.
“Deti është shumë i pastër bashkë me plazhet e rrugët. Shumë më i pastër se në Greqi. Plazhet këtu në Sarandë të kujtojnë më shumë bregdetin kroat, por mungojnë vetëm pishat. Ka njerëz të mirë dhe të këqij kudo, dhe ne ishim me fat që takuam vetëm ata të mirët. Gjithçka përkthehet në shqip për ne nga një shqiptar nga Kosova, i cili po qëndron në hotelin tonë. Ne i kalojmë mbrëmjet në shoqërinë e tij dhe flasim hapur për gjithçka,”- shtoi Marijana.
Mesazhi i mirëseardhjes i shkruar në makinë tregoi se nuk ka vend për armiqësi midis dy popujve, shqiptarë dhe serbë, megjithëse ne nuk flasim të njëjtën gjuhë.
“Të jesh njeri do të thotë shumë, më shumë sesa të jesh shqiptar apo serb,”- e mbyll artikullin e saj media serbe.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Greqia kërkon testin PCR në kufi, autoritetet sqarojnë qytetarët që hyjnë në vend përmes Shqipërisë
KAKAVIJË– Pala greke në kufirin e Kakavijës ka njoftuar se të gjithë personat të cilët duan të kalojnë nga kjo pikë kufitare duhet të kenë me vete fo...
Flukset në urgjencë, virozë apo Delta? Brataj: Si duhet ta bëjmë dallimin, sa është rreziku i infektimit
TIRANË– Varianti “Delta” ka hyrë zyrtarisht edhe në Shqipëri! Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një prononcim për “ABC” k...
“Ta jap unë licensën”/ 10.000 euro për një kontratë falso, 31-vjeçarja nga Kavaja bënte ‘namin’ në Instagram. Kr
KAVAJË– 31-vjeçarja nga Kavaja, Suela Kapidani është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se u ka marrë qytetarëve 10 mijë euro, duke masht...
Foshnja ndërroi jetë pas lindjes, babai akuzon mjekët: Nuk i dhanë kujdesin e duhur
TIRANË– Babai i foshnjes që ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në maternitetin në Tiranë, ka kallëzuar mjekët në Komisariatin Nr.1. 26-vjeçari...
Dhunë ndaj babait dhe vjedhje ‘seriale’ biçikletash, bien në pranga disa persona në Tiranë (DETAJE)
TIRANË– Disa persona janë arrestuar gjatë 24 orë në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 42-vjeçar A.K., ka rënë në pra...
Operacioni i dështuar te ‘Varri i Bamit’, efektivët nuk ndoqën planin e ndërtuar nga Policia! S’përdorën
TIRANË– Operacioni “Xhamlliku” dështoi! Gazetari i ‘Report Tv’, Arsen Rusta ka bërë me dije të tjera detaje lidhur me ç...
E RËNDË! Ndërron jetë një foshnje e sapolindur në maternitet, nuk dihet shkaku i vdekjes, i ati akuzon mjekët: S’i
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës së sotme. Njoftimi për ndarjen nga ...
Ndodh në Tiranë! Braktisi qenin, dënohet qytetari. Kafshoi një grua ndërsa kishte dalë nga liqeni, 9 ditë s’ishte e
Një burrë i cili braktisi qenin e tij ndërsa kishin dalë për shëtitje në liqenin artificial të Tiranës, sot mund të ishte duke bërë burg. Por pse? Qytetari me i...