Aktualitet

Greqia kërkon testin PCR në kufi, autoritetet sqarojnë qytetarët që hyjnë në vend përmes Shqipërisë

28 Korrik 2021, 12:44 Nga DOSJA
Greqia kërkon testin PCR në kufi, autoritetet sqarojnë

KAKAVIJË– Pala greke në kufirin e Kakavijës ka njoftuar se të gjithë personat të cilët duan të kalojnë nga kjo pikë kufitare duhet të kenë me vete formularin plf, certifikatën e vaksinimit, ose testin anticovid.

Lidhur me certifikatën e vaksinimit, kusht është që personat e vaksinuar që duan të dalin nga Shqipëria, duhet të kenë kaluar 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Testi negati i Covid-19, duhet të jetë i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test). Në çdo rast, testet anticovid njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.

Njoftimi nga pala greke vjen pas konfuzionit të shkaktuara në pikat kufitare me Shqipërinë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kakavije kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2021, 05:24

FIER– Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në bypassin e Fierit, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 19-vjeçare. Mjeti tip “Benz” me të cilin...