Aktualitet

Flukset në urgjencë, virozë apo Delta? Brataj: Si duhet ta bëjmë dallimin, sa është rreziku i infektimit

28 Korrik 2021, 12:16 Nga DOSJA
Flukset në urgjencë, virozë apo Delta? Brataj: Si duhet ta

TIRANË– Varianti “Delta” ka hyrë zyrtarisht edhe në Shqipëri! Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një prononcim për “ABC” ka bërë një përshkrim të simptomave të variantit të koronavirusit, duke theksuar se janë të ngjashme me ato të gripit sezonal.

“Tipike e Deltës është rrufa, ftohja që e ngatërron me virozat e stinës. Veç dhimbjes së fytit dhe temperaturës, ka edhe të vjella dhe diarre,”-tha ai.

Por si ta dallojmë virozën nga Delta?

“Ta konsiderojmë si Deltë atë shfaqen e simtomatologjisë, jo si rrufë, duke përjashtuar nëse kemi ngrënë diku dhe shenjat na shfaqen në grup, por nëse është vetëm një person duhet ta konsiderojmë si Delta. Virozat e stinës janë të lidhura me temperaturat dhe ushqimet që përdorim të gjithë. Sidomos ato që kanë të bëjnë me rrufën, këtë vit korrespondon edhe me COVID dhe variantin e ri Delta dhe mund ti ngatërrojë të dyja. Duhet të jemi më shumë të kujdesshëm, të përjashtojmë Deltën dhe pastaj të merremi me virozat e stinës,”-shtoi ai. 

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj varianti delta ne shqiperi skender brataj varianti delta ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2021, 05:24

FIER– Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në bypassin e Fierit, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 19-vjeçare. Mjeti tip “Benz” me të cilin...