Operacioni i dështuar te ‘Varri i Bamit’, efektivët nuk ndoqën planin e ndërtuar nga Policia! S’përdorën
TIRANË– Operacioni “Xhamlliku” dështoi! Gazetari i ‘Report Tv’, Arsen Rusta ka bërë me dije të tjera detaje lidhur me ç...
TIRANË– Disa persona janë arrestuar gjatë 24 orë në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 42-vjeçar A.K., ka rënë në pranga pasi ditën e djeshme ka tentuar të vjedhë një biçikletë, ndërsa pas hetimeve ka rezultuar se ishte autor i 6 vjedhjeve të tjera. Një 52-vjeçar është arrestuar në për dhunë në familje. Për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe 26-vjeçar, i cili ka rrahur babain e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 42 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhi biçikletën e shtetasit N. I. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 5 vjedhjeve biçikletash dhe të 1 motomjeti.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit D. K., 52 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. A., 22 vjeç, pasi në rrugën “Frederik Shiroka”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë (shufër metalike).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve R. V., 24 vjeç dhe E. V., 45 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa paisje elektroshtëpiake të shtetasit B. K. Gjithashtu, me datë 16.07.2021, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit A. U. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Më datë 27.07.2021, gjatë natës, në fshatin Marikaj, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash dhe një paisje pune në firmën në pronësi të shtetasit B. A., 58 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 27.07.2021, në Vaqarr, dy persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin xhiron ditore të punonjësit të një karburanti, por pas rezistencës së hasur nga ky i fundit, janë larguar pa marrë asgjë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Operacioni “Xhamlliku” dështoi! Gazetari i ‘Report Tv’, Arsen Rusta ka bërë me dije të tjera detaje lidhur me ç...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës së sotme. Njoftimi për ndarjen nga ...
Një burrë i cili braktisi qenin e tij ndërsa kishin dalë për shëtitje në liqenin artificial të Tiranës, sot mund të ishte duke bërë burg. Por pse? Qytetari me i...
FIER– Policia e Fierit ka ndaluar me urdhër të prokurorisë të riun Sabri Xherimeja, i cili ishte në makinën tip ‘Benz’ që doli nga rruga mbrëmjen e djeshme, e p...
TIRANË– Ishin të kamufluar me një piceri, por specialitet të vërtetë kishin transportin e “miellit”. 5 të arrestuarit dhe një i shpallur në kërkim e kishin...
KURBIN– Fation Lika është 31-vjeçari nga Kurbini i cili ra në prangat e Policisë së Kurbinit ditën e sotme së bashku me vëllain e tij, Klodian Lika.31-vj...
KLOS– 51-vjeçarja Mine Lezi dhe e bija, Aida vetëm 21 vjeç janë shtruar në spitalin Psikiatrik pasi akuzohen se kanë vrarë me sëpatë kryefamiljari...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për incidentin e zhvilluar ditën e djeshme gjatë operacionit të koduar “Xhamlliku”, ku efektivët ndaluan ...
FIER– Një 50-vjeçar nga Polaku, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u ndalua në Bypass-in e Fierit, pas u konstatua duke lëvizur me një ̵...
TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri lidhur me pandeminë e koronavirusit, që ka analizuar ndikimin tek fëmijët. Ai e ka publik...