‘Ferrari’ luksoz me shpejtësi 231 km/h në Fier! Policia arreston polakun 50-vjeçari, ishte me patentë false, i sekuestro
28 Korrik 2021, 09:47Nga DOSJA
FIER– Një 50-vjeçar nga Polaku, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u ndalua në Bypass-in e Fierit, pas u konstatua duke lëvizur me një ‘Ferrari’ luksoz, me shpejtësi skëterrë prej 231 km/h.
Policia bën me dije se nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin, ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ai i paraqiti policëve, ishte e falsifikuar. Polakut iu vendos gjoba prej 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni, si dhe iu sekuestrua automjeti tip ‘Ferrari’.
Njoftimi i policisë:
Fier/Policia Rrugore ?♂?kontrolle intensive me radar??? në Bypass-in e Fierit?️, për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Me patentë të falsifikuar dhe me shpejtësi gati trefish? mbi limitin e lejuar, Policia e Fierit vë në pranga 50-vjeçarin nga Polonia.
Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit?, automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi ?231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni. Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugë e vendit ka radarë? dhe prezencë të Policisë Rrugore??♂, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ?e aparate fotografike.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri lidhur me pandeminë e koronavirusit, që ka analizuar ndikimin tek fëmijët. Ai e ka publik...
TIRANË– Pak javë pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi të paligjshëm kalimin e pronësisë së truallit ku edhe ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, nga Ministr...
FIER– Vajza që shihni në foto është 19-vjeçarja Xhesika Mjekra e cila humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, gjatë një aksidenti automobilist...
TIRANË– Me përfundimin e maturës dhe shpalljen e rezultateve të rinjtë po përgatiten të përzgjedhin degët e tyre të studimit.Ministrja e Arsimit, Evi...
BERAT-Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, është kapur ditën e sotme nga policia e Beratit. Bëhet fjalë...
KINË-Komiteti i “UNESCO”-s për Trashëgiminë Botërore,ka vendosur të regjistrojë Trashëgiminë Natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit( Shqipëri, Maqedoni...
TIRANË- Ministria e Arsimit publikon datat për zhvillimet e provimeve të Maturës Shtetërore për mbetësit. Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin mbi zhvi...