Aktualitet

Kokainë në kutitë e picave/ Skandali me operacion te ‘Varri i Bamit’, efektivët dështuan me operacionin! Dëshm

28 Korrik 2021, 10:14 Nga DOSJA
Kokainë në kutitë e picave/ Skandali me operacion te ‘Varri

TIRANË– Ishin të kamufluar me një piceri, por specialitet të vërtetë kishin transportin e “miellit”. 5 të arrestuarit dhe një i shpallur në kërkim e kishin kthyer zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në parkun e tyre të trafikut të kokainës. Gjatë një operacioni gjysmak që u zhvillua dje nga Policia e Shtetit dhe forcat “Shqiponja” u sekuestruan 1 kilogram e 128 gramë kokainë, 3 makina dhe 7 telefona celularë, ku klientët bënin “porositë”.

Në pranga kanë rënë Gentian Kore, 47 vjeç, pronari i biznesit ku edhe “zihej brumi”; Taulant Çoku, 34 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç, Erjon Prengaj,32 vjeç, Gazmir Cani, 26 vjeç, ky i fundin edhe personi i cili tentoi t’i ikte Policisë një ditë më parë. Cani është i vetmi që nuk akuzohet për trafik droge por vetëm për mosbindje ndaj forcave të rendit. Ndërsa në kërkim është shpallur në kërkim personi me inicialet E(E). P(S)., 33 vjeç, por identitei i tij ende nuk është bërë me dije. Policia bën me dije se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin kokainë duke e fshehur në kuti picash.

Pas këtij operacioni, efektivët e policisë i kanë marrë celularin nga dora një gazetari që po filmonte në afërsi. Gazetari Ergys Gjençaj është shtrirë përtokë nga efektivët derisa është bërë verifikimi për profesionin e tij. Sot ky i fundit u paraqit në zyrën e Prokurorisë së Tiranë për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa dorëzoi dhe vidoet e bëra gjatë operacionit.

Ndërkohë, pas tij, Prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, ndaj të cilëve ka nisur një hetim edhe nga Shërbimi i Çështjebve të Brendshme dhe Ankesave, por deri më tani ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë disiplinore.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni tek vorri i bomit altin gega operacioni “xhamlliku” tirane aksioni tek vorri i bomit altin gega operacioni “xhamlliku” tirane

Sondazh

Poll