Solli ‘vërdallë’ policinë në Kurbin! Ky është 31-vjeçari Fation Lika, me dosje penale në Itali, para 5 vitesh tentoi
28 Korrik 2021, 10:11Nga DOSJA
KURBIN– Fation Lika është 31-vjeçari nga Kurbini i cili ra në prangat e Policisë së Kurbinit ditën e sotme së bashku me vëllain e tij, Klodian Lika.
31-vjeçari nuk iu bind patrullës së policisë rrugore, madje pas ndjekjes së efektivëve, doli nga makina dhe vrapoi duke kërcënuar efektivët me armë.
Mësohet se Fation Lika ka një të shkuar të errët kriminale. Sipas mediave italiane, ai është arrestuar në Itali në vitin 2016 së bashku me Altin Bodurin, Denis Mirën dhe Denis Hoxhën. Nga nëntori i vitit 2015 deri në janar të vitit 2016 ky grup shqiptarësh kanë grabitur të paktën 6 vila në rrethinat e qytetit të Mantovës e Bergamos me objektiv paratë, bizhuteritë dhe objektet e floririt.
Pesë vite më parë, Fation Lika është përfashirë në një konflikt për motive banale në Kurbin, ku ka qëlluar me pistoletë në drejtim të dy personave (babë e bir). Atentati u planifikua në rrugën e lagjes “Laska”, fshati Fushë-Milot të Kurbinit, duke udhëtuar me një veturë tip “Golf”, pas një konflikti të çastit, për motive banale, ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të mjetit mikrobus që drejtohej nga Amer Kasmi, banues në Fushë-Milot. Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime të automjetit.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për incidentin e zhvilluar ditën e djeshme gjatë operacionit të koduar “Xhamlliku”, ku efektivët ndaluan ...
TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri lidhur me pandeminë e koronavirusit, që ka analizuar ndikimin tek fëmijët. Ai e ka publik...
TIRANË– Pak javë pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi të paligjshëm kalimin e pronësisë së truallit ku edhe ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, nga Ministr...
FIER– Vajza që shihni në foto është 19-vjeçarja Xhesika Mjekra e cila humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, gjatë një aksidenti automobilist...
TIRANË– Me përfundimin e maturës dhe shpalljen e rezultateve të rinjtë po përgatiten të përzgjedhin degët e tyre të studimit.Ministrja e Arsimit, Evi...
BERAT-Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, është kapur ditën e sotme nga policia e Beratit. Bëhet fjalë...