Ndodh në Tiranë! Braktisi qenin, dënohet qytetari. Kafshoi një grua ndërsa kishte dalë nga liqeni, 9 ditë s’ishte e
28 Korrik 2021, 10:48Nga DOSJA
Një burrë i cili braktisi qenin e tij ndërsa kishin dalë për shëtitje në liqenin artificial të Tiranës, sot mund të ishte duke bërë burg. Por pse? Qytetari me inicialet Th. M, u përball me një proces gjyqësor, ku akuzohej se ai braktisi qenin e tij, dhe si pasojë kafsha lëndoi një shtetase e cila kishte dalë shëtitje me qenin e saj po në zonën e liqenit artificial.
Si pasojë e kafshimit, zonja në fjalë, për 9 ditë nuk ishte në gjendje pune, ndërsa mori trajtim edhe në spital.
Në dosjen që Top Channel ka parë për rastin thuhet se: Shtetasja E.V ndodhej tek Liqeni Artificial i Tiranës për shëtitje me qenin. Ndërkohë që pranë saj është afruar një kafshë shtëpiake, qen, i cili ishte i shoqëruar nga i pandehuri Th.M. Në një moment, qeni e ka kafshuar në parakrahun e djathtë shtetasen. Pas kësaj ajo ka shkuar në Spitalin e Traumës ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Pasi shqyrtoi gjithë faktet, gjykata vendosi që të shpallë fajtor të Th. M për kryerjen e veprës penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, të parashikuar nga neni 207/a/l i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
Por duke qenë se i pandehuri është një person pa precedent penalë e që nuk përbën kërcënim për shoqërinë, u vendos si përfundim zëvendësimi i dënimit me burgim me detyrimin për të kryer një punë në interes publik, për një kohë prej 40 orësh.
“Gjykata çmon se, izolimi i të pandehurit nga shoqëria do të sillte një dëm në jetën personale dhe familjare të të pandehurit dhe nuk do të ndihmonte aspak në arritjen e qëllimit kryesor të dënimit, edukimin dhe rehabilitimin e tij, por do të kthehej në një ndëshkim dhe shpagim”, thuhet në arsyetimin e gjykatës, raporton Top Channel.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Policia e Fierit ka ndaluar me urdhër të prokurorisë të riun Sabri Xherimeja, i cili ishte në makinën tip ‘Benz’ që doli nga rruga mbrëmjen e djeshme, e p...
TIRANË– Ishin të kamufluar me një piceri, por specialitet të vërtetë kishin transportin e “miellit”. 5 të arrestuarit dhe një i shpallur në kërkim e kishin...
KURBIN– Fation Lika është 31-vjeçari nga Kurbini i cili ra në prangat e Policisë së Kurbinit ditën e sotme së bashku me vëllain e tij, Klodian Lika.31-vj...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për incidentin e zhvilluar ditën e djeshme gjatë operacionit të koduar “Xhamlliku”, ku efektivët ndaluan ...
TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri lidhur me pandeminë e koronavirusit, që ka analizuar ndikimin tek fëmijët. Ai e ka publik...
TIRANË– Pak javë pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi të paligjshëm kalimin e pronësisë së truallit ku edhe ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, nga Ministr...
FIER– Vajza që shihni në foto është 19-vjeçarja Xhesika Mjekra e cila humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, gjatë një aksidenti automobilist...