Aktualitet

“Fëmijët janë si makina me kilometrazhin zero”/ Mjeku Alimehmeti publikon STUDIMIN: Çfarë ndikimi i COVID tek ta, s

28 Korrik 2021, 09:46 Nga DOSJA
“Fëmijët janë si makina me kilometrazhin zero”/ Mjeku

TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri lidhur me pandeminë e koronavirusit, që ka analizuar ndikimin tek fëmijët. Ai e ka publikuar studimin e bërë nga Qendra Spitalore Pediatrike Universitare e Tübingen (Gjermani) në rrjetet e tij sociale, duke shkruar se ka rezultuar se fëmijët kanë pasur përgjigje më të fortë të antitrupave në krahasim me të rriturit.

Pavarësisht nga fakti që janë më shumë asimptomatikë, 11-12 muaj pas infektimit, fëmijët vazhdojnë të kenë më shumë antitrupa: 96.2% e fëmijëve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit, dhe 82.9% e të rriturve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit. Infeksionet asimptomatike prodhonin të njëjtat nivele antitrupash si infeksionet simptomatike, qoftë te fëmijët, qoftë te të rriturit! Deri sa informacioni të shtohet, mos u panikosni për fëmijët miqtë e mi! Imuniteti i tyre (nëse nuk kanë sëmundje të tjera të rënda) bën punën e tij për mrekulli! Lërini të lirë të luajnë, të shkollohen, të jetojnë!,”-shkruan ai.

STUDIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti pandemia e koronavirusit tek femijet ilir alimehmeti pandemia e koronavirusit tek femijet

Sondazh

Poll