Po udhëtonte së bashku me 19-vjeçaren që humbi jetën në Fier, policia shoqëron 21-vjeçarin, pritet të zbardhë aksident
28 Korrik 2021, 10:41Nga DOSJA
FIER– Policia e Fierit ka ndaluar me urdhër të prokurorisë të riun Sabri Xherimeja, i cili ishte në makinën tip ‘Benz’ që doli nga rruga mbrëmjen e djeshme, e për pasojë humbi jetën 19-vjeçarja Xhesika Mjekra. Sipas policisë, ndalimi i 21-vjeçarit është bërë me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Aksidenti i ndodhur në orët e vona të mbrëmjessë djeshme ishte tragjik për 19-vjeçaren Xhesika Mjekra, e cila humbi jetën teksa drejtonte mjetin tip ‘Benz’. I plagosur mbeti pasagjeri në mjet, Sabri Xherimeja, 21 vjeç.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ishin të kamufluar me një piceri, por specialitet të vërtetë kishin transportin e “miellit”. 5 të arrestuarit dhe një i shpallur në kërkim e kishin...
KURBIN– Fation Lika është 31-vjeçari nga Kurbini i cili ra në prangat e Policisë së Kurbinit ditën e sotme së bashku me vëllain e tij, Klodian Lika.31-vj...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për incidentin e zhvilluar ditën e djeshme gjatë operacionit të koduar “Xhamlliku”, ku efektivët ndaluan ...
TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të ri lidhur me pandeminë e koronavirusit, që ka analizuar ndikimin tek fëmijët. Ai e ka publik...
TIRANË– Pak javë pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi të paligjshëm kalimin e pronësisë së truallit ku edhe ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, nga Ministr...
FIER– Vajza që shihni në foto është 19-vjeçarja Xhesika Mjekra e cila humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, gjatë një aksidenti automobilist...