Aktualitet

Aleanca për Teatrin i çon kërkesë për kalimin e truallit, tension te Ministrja e Kulturës u mbyll derën me shul, revoltoh

28 Korrik 2021, 09:29 Nga DOSJA
Aleanca për Teatrin i çon kërkesë për kalimin e

TIRANË– Pak javë pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi të paligjshëm kalimin e pronësisë së truallit ku edhe ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë zbarkuar në derën e institucionit të drejtuar nga Elva Margariti.

Aktorë, regjisorë dhe aktivistë të kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë depozituar një kërkesë ku i kërkojnë Ministrisë së Kulturës që të nisë procedurat për kthimin e pronësisë. Por në momentin që Aleanca shkoi pranë godinës së Ministrisë mbyllën derën e institucionit, veprim që ngjalli indinjatë tek të pranishmit.

”Një shtet që nuk pranon qytetarët e vetë të dorëzojë thjesht një kërkesë…thjesht donim të protokollimin kërkesën e do iknim. Ne nuk kemi as molotov, as bomba, asgjë .. kjo është fashiste .. nuk pranon që qytetarët nuk pranojnë të depozitojnë një kërkesë,”-u shpreh Edmond Budina.

Avokata Arjana Kalaja vuri në dukje se do të depozitojë dhe një tjetër kallzim penal për ministren e Kulturës, Elva Margariti për sjelljen e punonjësve të institucionit ndaj tyre.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit elva maragariti gjykata kushtetuese ministria e kultures aleanca per mbrojtjen e teatrit elva maragariti gjykata kushtetuese ministria e kultures

Sondazh

Poll