Bie në pranga 26-vjeçari nga Elbasani, mundohet të korruptojë policinë kufitare me 20 euro
28 Korrik 2021, 09:21Nga DOSJA
KAPSHTICË– Një 26-vjeçar banues në Elbasan është shoqëruar në Polici ditën e sotme pasi ka tentuar të korruptojë policinë kufitare me një shumë prej 20 eurosh me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi K. D., 26 vjeç, banues në fshatin Labinot, Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë shoqëruar 26-vjeçarin K. D., për veprime të mëtejshme.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Me përfundimin e maturës dhe shpalljen e rezultateve të rinjtë po përgatiten të përzgjedhin degët e tyre të studimit.Ministrja e Arsimit, Evi...
BERAT-Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, është kapur ditën e sotme nga policia e Beratit. Bëhet fjalë...
KINË-Komiteti i “UNESCO”-s për Trashëgiminë Botërore,ka vendosur të regjistrojë Trashëgiminë Natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit( Shqipëri, Maqedoni...
TIRANË- Ministria e Arsimit publikon datat për zhvillimet e provimeve të Maturës Shtetërore për mbetësit. Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin mbi zhvi...
TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe do të vijojë që të qëndrojë në burg edhe pse kërkoi lirinë para trupës gjykuese të Apelit në GJKKO. Seanc...
FIER- Qyteti i Fierit është “zgjuar” i mbuluar nga një mjergull tymi e shkaktuar nga zjarri i fushës së mbetjeve urbane. Shkak është bërë djegia e d...
TIRANË- Operacioni ‘’Fati i Lojërave’’ ka vendosur në prangat e Policisë dy persona që operonin në rrugën “Studenti”. Në pranga kanë përfunduar 44-vje&cced...
TIRANË– Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një kontroll në institucionet e drejtësisë në rrethe. Nisur nga ankesat e ardhura nga qytetarët, ...