Sport

Tregu juventin, synohet Locatelli, mesfushori i ka thënë “Jo” Arsenalit…

28 Korrik 2021, 09:55 Nga DOSJA
Tregu juventin, synohet Locatelli, mesfushori i ka thënë

ITALI – Juve, të themi 35 (millionë). Bardhezinjtë duhet të shkojmë në të paktën te 35 milionët për ta bërë disi të lumtur dhe afruar kërkesës prej 40 milionësh që pretendon Sassuolo. Kjo është mënyra për të arritur te Manuel Locatelli.

Zonja e Vjetër është në kilometrin e fundit të marrëveshjes. Në mos sot, ka shumë të ngjarë nesër, të dy klubet do të takohen përsëri për herë të tretë, për të paketuar marrëveshjen.

Juve dëshiron Locatellin; Manuel i ka thënë “Jo” Arsenalit dhe dëshiron vetëm bardhezinjtë. Sassuolo është e hapur për huanë shumëvjeçare, plus formulën e shpengimit, por dëshiron detyrimin e thatë të këtij shpengimi dhe jo të kushtëzuar me objektivat.

Shkurtimisht, siguria e blerjes përfundimtare kalon nga bardhezinjtë. Pikërisht për një total prej 35 milionësh, midis huasë dy-vjeçare dhe detyrimit të shlyerjes, të cilave mbase mund të shtohen edhe shpërblimet e zakonshme të kursimit.

Kohërat janë pjekur dhe Locatelli është gati të kthehet nga pushimet. Chiellini, Bonucci, Bernardeschi dhe Chiesa do të rishfaqen më 2 gusht. Edhe Manuel do të preferonte të ishte drejtpërdrejt në Continassa me ta …

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manuel locatelli prej 40 milionësh sassuolo zonja e vjeter manuel locatelli prej 40 milionësh sassuolo zonja e vjeter

Sondazh

Poll