Politike

Shehaj nxjerr dokumentet: Pse rruga “Milot-Balldre” është një aferë, kontrata me kompaninë e jashtëligjshme

31 Maj 2019, 05:47 Nga DOSJA
Shehaj nxjerr dokumentet: Pse rruga “Milot-Balldre” është

Tiranë-  Mbrëmjen e djeshme në emisionin  “Të Paekspozurit” , ish-deputeti Agron Shehaj, ka publikuar dokumentet që sipas tij dëshmojnë, se kompania A.N.K, që ka fituar koncesionin marramendës të rrugës “Milot-Balldre”, nuk plotëson kriteret financiare për të fituar këtë koncesion. Sipas tij kjo kontratë është e paligjshme.

“Kontrata që ka firmosur qeveria shqiptare, parashikon që fituesi të paguajë 52 milionë euro nga kapitali. Kjo kompani nuk ka 52 milionë euro, por më pak se katër milionë. Praktikisht, kompania ka shumë pak kapital për të investuar, edhe atë kapital që ka e ka në likuiditete. Kompania nuk plotëson kushtet minimale financiare. Përse një kompani merr përsipër një rrugë ku duhet të investojë 140 milionë euro, kur nuk ka 52 milionë? Ka dy mundësi, ose nuk duhen këto para sepse kostot janë të fryra, ose ka ndërmend të përdorë para të pista. Unë mendoj se kostot janë të fryra dhe ato 52 milionë euro nuk i duhen kompanisë.

Dokumentet  të publikuara nga Shehaj:

Skandali i vërtet, është që kompania jo vetëm nuk i ka ato 52 milionë euro, por shteti do ti japë edhe interesat, për paratë që nuk ka dhe nuk do ti investojë. Kjo është një vjedhje gjigande. Në këto kushte, minimalisht ministria duhet të verifikonte, nëse kompania ka apo jo 52 milionë euro.”, u shpreh Shehaj.

Gjatë emisionit ai përmendi edhe projektin e “Unazë së Re” që sipas tij tenderi për të projekt u fitua me dokumente të falsifikuara.

“Nga rasti i Unazës, ku dikush fitoi tender me dokumente të falsifikuara, këtu kemi një rast që fitohet tenderi pa dokumente fare. Në rastin e Orikum-Dukat, është një skandal, sepse gjurma e rrugës është pothuajse identike. Zyrtarisht biznesmeni që ka fituar koncesionin “Milot-Balldre”, është Agim Kola. Flitet për një biznesmen të mesëm. Nuk e ka kapitalin për të ndërtuar rrugë. Unë kam dyshime të forta që prapa këtij sipërmarrësit, mund të ketë persona të tjerë. Është e vështirë të zbulojmë kush është pas”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj ompania a.n.k rruga “milot-balldre” agron shehaj ompania a.n.k rruga “milot-balldre”

Sondazh

Poll