Bamir Topi hedh hipotezën: Kam prejardhjen nga fisi i Topiajve, pse kam ulli 3 mijë vjeçar në oborr
31 Maj 2019, 05:57Nga DOSJA
Tiranë-Ish-presidenti Bamir Topi në emisionin të “Të Paekspozuarit”, ndër të tjera ka folur edhe prejardhjen e tij. Ai gjatë fjalës së tij hodhi një hipotezë që familja e tij është pasardhëse e Topiajve, fisit të madh që ka udhëhequr Shqipërinë në shekullin e 14.
“Vjen mbi bazën e të dhënave dokumentare dhe transmetimit të informacionit brez pas brezi. Fisi i Tanush Topiajt ka banuar në këtë zonë. Ka ndodhur një lloj konvertimi, është një hipotezë. Sikurse ka ndodhur me mjaft shqiptarë, që janë konvertuar nga katolikë në fenë islame. Mund të ketë një transformim të tillë. Përveç ndaljes së përdorimit të mbiemrit Topiaj, aty fillon përdorimi i mbiemrit Topi. Nuk ka alternativë tjetër”, tha Bamir Topi.
Ish presidenti foli gjithashtu për një ulli 3 mijë vjeçar që ndodhet në oborrin e shtëpisë së tij, duke dhënë arsyet pse ai e ka në oborr atë.
“Në kuptimin figurativ, ulliri është dëshmitar i kohëve të shkuara. Nëse ka një element autentik që Shqipëria duhet të krenohet është ulliri. Për Tiranën, është thënë që Tirana nuk ka një të kaluar për të qenë krenarë. Kur kam folur për Tiranën, jam futur në arkivë dhe ka të dhëna mjaft interesante që fillojnë nga koha e Skënderbeut. Në Tiranë ka pasur 140 mijë rrrënjë ullinjë. Tashmë janë 80 mijë rrënjë”., u shpreh Topi.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Një ditë më parë dolën për publikun mesazhet që ambasadori i BE-së në Tiranë shkëmbente me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë....
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka debatuar në emision me gazetarin Robert Rakipllari. Rama dhe gazetari u përplasën në lidhje me koncensionet e qeverisë dhe...
KOSOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ish-shefin e shërbimeve sekrete Fatos Klosin për vrasjen e ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ah...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe një ehrë në lidhje me përgjimet e pulblikuara në media dhe që janë zyrtarizuar nga Prokuroria.Në një intervistë...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24”, teksa flitej për skandalet e koncesioneve, iu drejtua drejtuesit Ylli ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar korrekt dhe brenda kornizës kushtetuese reagimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, sa i përket përpjek...
KOSOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Pressing” krahasoi pasardhësin e tij, Edi Ramën me diktatorin Enver Hoxha.Në fjalën e tij...
TIRANË- Analisti Shpëtim Nazarko debatoi në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.Nazarko i tha Salianjit se PD ka vjed...