Politike

27 Korrik 2021, 15:46 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi ditën e somte me gazetarin e News24, Ergys Gjençaj, të cilin e shtriu policia në tokë, pasi po filmonte një operacion anti-drogë, i cili dështoi.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, teksa ka ndarë videonnnga momenti dhe mesazhin e një ‘qytetari dixhital’, Berisha shkruan se gazetari u shtri në tokë vetëm sepse bëri detyrën e tij dhe kjo është fytyra e vërtetë e shtetit.

Shtaze me uniforme! Shikoni si shtrijne perdhe gazetarin sepse po bene detyren e tij”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe pamjet ku duken momentet që efektivët me maska marrin gazetarin dhe e shtrijnë barkas. Kjo eshte fytyra e vertet e narkoshtetit. Mesazhi i qytetarit: “Pershendetje dr Nje ngjarje e rend ka ndodhur ne rruget e kryeqytetit,ku police te veshue civil ndalojn nje makine ne rruge per kontroll,pasi i afrohen makines perdorin nje fjalor ordineresh duke i bo thirrje te dalin nga makina,por keta te fundit i japin gaz dhe largohen,ku per pak rrezikohet jeta e nje punonjsi te policise,pasi deshtojn me ndalimin e benzit i versulen gazetarit te neës 24 dhe e shtrijn pertoke pse po filmonte!”.

 

Reagimi i Berishës vjen pasi gazetari Ergys Gjençaj u shtri përtokë nga efektivët dhe iu mor telefoni celular, me të cilin po filmonte momentet kur drejtuesi i një automjeti “Benz” iu arratis policisë gjatë një operacioni anti-drogë te Varri i Bamit.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni tek vorri i bomit ergys gjençaj sali berisha aksioni tek vorri i bomit ergys gjençaj sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 27 Korrik 2021, 10:52

VLORË-Familja Lipa ndodhet në jug të Shqipërisë, saktësisht në Vlorë sw bashku me kryeministrin Edi Rama dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Dukagjin Lipa përm...