Raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit, LSI: Konfirmoi masakrën zgjedhore, të drejtuar nga Rilindja
27 Korrik 2021, 12:10Nga DOSJA
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim, e ka cilësuar raportin e OSBE/ODIHR si ‘vulë’ e faktit se më 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore të drejtuar nga Rilindja. Përmes një reagimi për mediat, LSI rendit të gjtha faktet që sipas saj, penguan zgjedhjet e lira të 25 prillit.
Reagimi i LSI-së:
Nga ky raport, u konfirmua se më 25 prill: Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua
Blerja masive e votave
Presion ndaj votuesve në favor të rilindjes
Keqpërdorimi i aseteve publik në avantazh të partisë në pushtet
Rritjen e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale
Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet
Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën
Vjedhja e të dhënave private dhe personale nga partia në pushtet
Përdorimi i grupeve kriminale për të intimiduar votuesit
Ndryshimet kushtetuese të njëanshme në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias
Pra është e qartë që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë.
Më 25 prill nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme por tjetërsim vullneti, ndërhyrje dhunshëm në proces në favor rilindjes.
Ndaj, beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është pa kompromis për të shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë nga një bandë në pushtet
OSBE-ODIHR publikoi ditën e djeshme raportin përfundimtar për zgjedhjet, ku nënvizoi të gjitha faktet për ecurinë dhe mbarëvajtjen 25 prillit. Me kritika, raportime dhe rekomandime, OSBE theksoi se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore, por qytetarët u vunë nën preson për të votuar për partinë në pushtet. Në raport theksohej se Partia Socialiste keqpërdori fondet publike, shpërndau paratë e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe rriti punësimet në administratë për të përfituar vota.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha ditën e sotme teksa komentoi raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit se mbrojtja e votës ishte ...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se beteja kundër qeverisë do të vazhdojë për të rikthyer legjitimitetin. I pyetur se nëse do ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha duket se nuk do asnjë anëtar të Partisë Socialiste që të jetë pjesë e demokratëve. Gjatë konferencë së sotme për shtyp, ...
Politike27 Korrik 2021, 10:52
VLORË-Familja Lipa ndodhet në jug të Shqipërisë, saktësisht në Vlorë sw bashku me kryeministrin Edi Rama dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Dukagjin Lipa përm...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme se PD do kërkojë përmes reformave që pushteti t’i ktheh...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është shmangur pyetjes nëse Sali Berisha do të jetë apo jo pjesë e grupit parlamentar të PD në shtator, p...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë të hapur një mundësi bashkëpunimi me maxhorancën për të hartuar një reformë të re zgjedhore. I...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi vendimin për lirimin e Altin Avdylit dhe 3 anëtarëve të tjerëve të dosjes ‘339’. Gjatë konfer...
TIRANË– Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi doli në një deklaratë për mediat foli për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 pri...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur ‘konfirmim të masakrës zgjedhore’ raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjal...