Aktualitet

Policia shtriu në tokë gazetarin pasi u iku nga duart i shumëkërkuari, Prokuroria nis hetimet: Do përcaktojmë ligjshmërin

27 Korrik 2021, 13:26 Nga DOSJA
Policia shtriu në tokë gazetarin pasi u iku nga duart i

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet bashkë me SHCBA-në në lidhje me operacionin e dështuar të policisë mesditën e sotme dhe incidentin e ndodhur me gazetarët Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala. Në njoftimin zyrtar, thuhet se grupi hetimor do të hetojë nëse veprimet e kryera nga punonjësit e policise ishin të ligjshme apo jo.

Njoftimi zyrtar:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarët në rastin e operacionit policor antinarkotike ne nje zone te Tiranës.

Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre. Sigurojme opinionin publik qe Prokuroria ne bashkëpunim me te gjitha organet ligjzbatuese do jete gjithmone prane qytetarëve, mediave.

LAJMI KRYESOR: Dështon aksioni anti-drogë tek ““Varri i Bamit”! RENEA-ve u ikën me gaz i shumëkërkuari, kapin me “sukses” gazetarin. Tre të ndaluar të tjerë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arratiset i shumekerkuari ergys gjençaj klodiana lala arratiset i shumekerkuari ergys gjençaj klodiana lala

Sondazh

Poll