Aktualitet

Përballja Basha-Veliaj, GJL: Kompetente GJKKO, do gjykojë të gjitha akuzat për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë

27 Korrik 2021, 13:11 Nga DOSJA
Përballja Basha-Veliaj, GJL: Kompetente GJKKO, do gjykojë të

TIRANË– Padia e depozituar nga kryedemokrati Lulzim Basha për shpifje ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me anë të një njoftimi zyrtar nga Gjykata e Lartë, bëhet me dije se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë, duke caktuar përfundimisht një institucion për gjykimin e kësaj çështjeje që sorollatej prej shumë muajsh.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në seancën gjyqësore të datës 27.07.2021, mbi çështjen penale nr. 52810-227-2021, në lidhje me çështjen e ngritur për njësimin e praktikës gjyqësore, vendosi të mbahet ky qëndrim:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm të parashikuar nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e akuzave penale, në të cilat akuza në gjykim përfaqësohet nga prokuroria si dhe për gjykimin e akuzave penale të viktimës akuzuese, të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm, sipas nenit 59 të K.Pr.Penale.

Në lidhje me çështjen, Kolegji vendosi:

Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lendore ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shqyrtimin e çështjes penale me nr.227/2021 Regj. Them, datë regjistrimi 30.03.2021 me viktimë akuzuese Lulzim Basha, kundër të akuzuarit Erion Veliaj për veprën penale ‘Shpifja’ parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, duke përcaktuar Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Pare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes.

Lulzim Basha paditi për shpifje Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi e akuzonte se ka thënë shpifje për të. Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë. Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë. Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje,”- janë shpifjet që sipas Bashës, Veliaj ka thënë për të. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzoi kreun e Partisë Demokratike se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, ka marrë katër vila.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj lulzim basha pd padit veliajn erion veliaj lulzim basha pd padit veliajn

Sondazh

Poll