Aktualitet

‘Policia, hape derën!’/ Del VIDEO për të cilën u shtri në tokë gazetari, filmoi gjithçka nga makina: Ua i shtypi!

27 Korrik 2021, 12:18 Nga DOSJA
‘Policia, hape derën!’/ Del VIDEO për të cilën u

TIRANË– Publikohet një tjetër video, e cila tregon aksionin e dështuar të forcave RENEA në zonën e “Vorrit të Bomit”. Pamjet janë filmuar nga gazetarët e “News24” dhe “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala, të cilët nga brenda mjetit të punës, kanë regjistruar më nga afër momentin kur efektivë të veshur me uniforma dhe civilë.

Siç duket edhe nga pamjet, mjeti lukzos tip “Mercedez Benz”, i drejtuar nga dikush shumë i rëndësishëm për Policinë e Shtetit i ka dhënë gaz makinës dhe është larguar duke u “lënë targat” efektivëve të Policisë.


Por është pikërisht kjo video, e cila ka sjellë edhe ndalimin e gazetarit Gjençaj, i cili u shtri në tokë nga Policia, për shkak se filmoi gjithë çfarë ndodhi në momentin e “sikletshëm” për Policinë. Ndërkohë që dëgjohet kur gazetari komenton edhe me kolegen e tij, largimin e të shumëkërkuarit, ndërsa thotë: Ua e shtypi! 

LAJMI KRYESOR: Dështon aksioni anti-drogë tek “Vorri i Bomit”! RENEA-ve u ikën me gaz i shumëkërkuari, kapin me “sukses” gazetarin. Tre të ndaluar të tjerë

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni tek vorri i bomit tirane aksioni tek vorri i bomit tirane

Sondazh

Poll