Aktualitet

Sherri tek “Club Orange”, policia zbardh ngjarjen: Pamjet brenda lokalit u fshinë nga pronarët! U arrestua edhe truproja n

27 Korrik 2021, 11:47 Nga DOSJA
Sherri tek “Club Orange”, policia zbardh ngjarjen: Pamjet brenda

SARANDË– Disa orë pas sherrit që ndodhi dje mbrëma jashtë ambienteve të “Club Orange” në qytetin e Sarandës, janë zbardhur emrat e personave të përfshirë në konflikt. Dosja.al ka mësuar se personat që janë konfliktuar me disa turistë të huaj, janë Xhemal Domi, i cili është arrestuar, ndërsa janë proceduar penalisht Xhevit Saliasi, Tedi Dine, Armend Muja, Florent Mustafa, Elson Simoni, Aldo Bërthanza, Fuad Veliu, Mahdi Nasir dhe Michail Tshihanguli, të përfshirë në konflikt. Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe pronarët e lokalit shtetasit Margarit dhe Miltjadh Iljadhi, ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”. Ajo që është më e rëndë është fakti se sipas Policisë, sherri që u publikua nga JOQ albania, ka nisur në ambientet e brendshme të lokalit, por pamjet janë fshirë nga pronarët. 

NJOFTIMI I PLOTE: 

U konfliktuan me njëri-tjetrin në ambientet e lokalit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë.
Procedohen penalisht dhe 2 pronarët e lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 47 vjeç, banues në Tiranë (truproje), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë).
Gjithashtu u proceduan penalisht për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: Xh. S., 25 vjeç, T. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (të dy truproje), A. M., 23 vjeç, F. M., 27 vjeç, E. S., 21 vjeç, F. V., 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër, A. B., 22 vjeç, M. N., 26 vjeç dhe M. T., 26 vjeç, të tre shtetas anglez, banues në Londër (klientë në lokal).
Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht shtetasit M. I., 37 vjeç dhe M. I., 41 vjeç, banues në Sarandë, të dy pronarë të lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi dyshohen se kanë fshirë pamjet filmike të këtij konflikti që ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se 3 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët punonin si truproje në këtë lokal, ishin të paregjistruar/siguruar, duke shmangur sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo berthanza armend muja elson simoni florent mustafa fuad veliu mahdi nasir margaritn iljadhi michael tshihanguli mitljadh iljadhi sherr tek orange tedi dine xhemal domji xhevit saliasi aldo berthanza armend muja elson simoni florent mustafa fuad veliu mahdi nasir margaritn iljadhi michael tshihanguli mitljadh iljadhi sherr tek orange tedi dine xhemal domji xhevit saliasi

Sondazh

Poll