Aktualitet

Raporti i OSBE/ODIHR/ Ambasada Britanike: Duhet të hetohet shkelja e të dhënave personale

27 Korrik 2021, 11:41 Nga DOSJA
Raporti i OSBE/ODIHR/ Ambasada Britanike: Duhet të hetohet shkelja e

TIRANË-Ambasada Britanike në Tiranë ka komentuar raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 25-prillit ku ka thënë se inkurajon të gjitha palët të zbatojë plotësisht rekomandimet e Misionit.

Gjithashtu ambasada ka theksuar nevojën për të hetuar rastin e shitblerjes së votës dhe shkeljen e të dhënave personale për të garantuar liri dhe fshehtësi në votim.

Njoftimi i plotë:

‘OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme. Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë’

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada britanike raporti i osbe per 25 prillin ambasada britanike raporti i osbe per 25 prillin

Sondazh

Poll