Aktualitet

“S’je gazetare fare”, dalin pamje të reja nga aksioni i policisë, efektivët përplasen me Klodiana Lalën: Është kole

27 Korrik 2021, 13:21 Nga DOSJA
“S’je gazetare fare”, dalin pamje të reja nga aksioni i

TIRANË– Janë publikuar pamje të reja nga aksioni i policisë pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë, ku Forcat Speciale shtrinë në tokë gazetarin e “News24”, Ergys Gjençaj, pasi ky i fundit filmoi një operacion ku policia dështoi.

Në pamjet e reja të publikuara nga “BalkanWeb”, shihet momenti kur gazetarët po filmojnë policët e maskuar dhe me armë, që i kërkojnë drejtuesit të një mjeti luksoz të hapë derën, por ai shtyp gazin dhe largohet. Menjëherë pas largimit të mjetit luksoz, policia i sulet gazetarëve Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala.

Efektivët i marrin celularin dhe shtrijnë në tokë gazetarin Gjençaj, ndërsa ndërhyn gazetarja Klodiana Lala. Kjo e fundit u thotë policëve se Gjençaj është gazetar dhe duhet ta lënë të lirë, por ata nuk e dëgjojnë,

Pjesë nga debati i gazetares Lala me efektivin:

Klodiana Lala: O zotëri, jemi gazetarë.
Efektivi: Jo, jo s’je gazetare fare para operacionit të policisë.
Klodiana Lala: Është kolegu im ai zotëri.
Efektivi: Mos u afro, hera e parë dhe e fundit që afrohesh, se do quhesh bashkëpunëtore, lëre tani. Zhduku!
Klodiana Lala: Është kolegu im o vëlla, si e shtrini në tokë. Lëre kolegun tim, ç’punë ke ti.
Efektivi: Keni ardhur në momentin e ndërhyrjes. Vini na pengoni.

LAJMI KRYESOR: Dështon aksioni anti-drogë tek “Varri i Bamit”! RENEA-ve u ikën me gaz i shumëkërkuari, kapin me “sukses” gazetarin. Tre të ndaluar të tjerë

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arratiset i shumekerkuari ergys gjoncaj klodiana lala arratiset i shumekerkuari ergys gjoncaj klodiana lala

Sondazh

Poll