Aktualitet

VIDEO-SPEKTAKOLARE/ I shumëkërkuari i arratiset 8 policëve në Tiranë, efektivët i rrethojnë makinën: Hape derën o b.q!

27 Korrik 2021, 11:44 Nga DOSJA
VIDEO-SPEKTAKOLARE/ I shumëkërkuari i arratiset 8 policëve

TIRANË– EPIC FAIL! Aksioni i Forcave Speciale të RENEA-s ka dështuar për kapjen e një personi të shumëkërkuar në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet, disa efektivë kanë rrethuar një mjet dhe vazhdimisht i kanë kërkuar pronarit që të hapte derën e mjetit, por kanë dështuar. “Hape derën, hape xhamin! Hape derën të thashë! Policia hape derën! Hape makinën! Hape derën more bq,”-dëgjohet në videon e publikuar nga Dosja.al, ku shihet teksa personi që drejtonte veturën i ka dhënë gaz automjetit duke mos pranuar ti bindet urdhërit të Policisë.


Shoferi ka shfrytëzuar një moment kur para makinës nuk ka pasur efektivë policie dhe i ka dhënë gaz duke iu duke lënë “targat” forcave speciale dhe duke sjellë edhe fundin e aksionit të zhvilluar. Në këtë moment, në zonë ishte duke kaluar edhe një makinë e Neës 24, nga ku po filmonte gazetari Ergys Gjonçaj. Siç shihet edhe në këto pamje, me gazetarin, Policia e Shtetit, tregoi dhëmbët, duke e shtrirë përtokë, ndërsa me të shumëkërkuarin hapi rrugën duke e lejuar që të ikte.

LAJMI KRYESOR: Dështon aksioni anti-drogë tek “Vorri i Bomit”! RENEA-ve u ikën me gaz i shumëkërkuari, kapin me “sukses” gazetarin. Tre të ndaluar të tjerë

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arratiset i shumekerkuari ergys gjoncaj arratiset i shumekerkuari ergys gjoncaj

Sondazh

Poll