Sport

Tom Daley pas arit: “Krenar që jam homoseksual. Asgjë nuk është e pamundur”

27 Korrik 2021, 05:23 Nga DOSJA
Tom Daley pas arit: “Krenar që jam homoseksual. Asgjë nuk

JAPONI – “Ndihem tepër krenar kur them se jam homoseksual dhe gjithashtu një kampion olimpik. Kur isha më i ri, nuk mendoja se do të arrija ndonjëherë diçka, për atë që isha. Të jesh kampion olimpik tani dëshmon se mund të arrish gjithçka”. Skenë më të madhe për t’u shprehur, nuk mund ta kishte gjetur Tom Daley, as në ëndrrat e tij më të thella.

Kërcyesi britanik, fitues sot në platformën e sinkronizuar 10 metra, së bashku me shokun e ekipit Matty Lee, ka zgjedhur “Tokyo 2020” për të dhënë një mesazh të guximit, drejtësisë sociale dhe shpresës për pjesën tjetër të botës. Dhe ai e bën atë me stil, me medaljen e artë me krenari në dhëmbët e tij, në stilin e kampionëve të pavdekshëm.

Për Daley, qëllimi i sotëm përfaqëson momentin e hakmarrjes. Nga ana tjetër, kampioni britanik ka qenë duke e ndjekur medaljen e artë në katër Lojëra Olimpike, pas atyre të bronzta që fitoi në Londër dhe Rio.

Emocioni i tij në konferencën për shtyp ishte i qartë. Por kampioni ka fjalë edhe për familjen e tij. Daley është i martuar me skenaristin Dustin Lance Black, që nga viti 2017. Nga lidhja e tyre, ka lindur edhe Robert Ray i vogël: “Ky është udhëtimi më i pabesueshëm i jetës time. Mezi po pres t’i shoh përsëri, burrin dhe djalin tim, për t’iu dhënë atyre një përqafim të madh dhe të festoj me ta,”– ka deklaruar ai.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport matty lee me skenaristin dustin lance black platformën e sinkronizuar 10 metra robert ray i vogël tokyo 2020 tom daley matty lee me skenaristin dustin lance black platformën e sinkronizuar 10 metra robert ray i vogël tokyo 2020 tom daley

Sondazh

Poll