Aktualitet

I përhapur në thuajse çdo qark! Albana Fico tregon detaje: Në Gjermani dërguam 21 mostra, dolën pozitive 

26 Korrik 2021, 11:12 Nga DOSJA
I përhapur në thuajse çdo qark! Albana Fico tregon detaje:

TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka bërë me dije se varianti i ri është përhapur në 10 qytete të vendit. Në fjalën e saj, gjatë një konference për shtyp, ajo bëri me dije se në Gjermani kishin dërguar 21 mostra, të cila ishin të gjitha pozitive. 


Në fakt para se të themi detaje, situata epidemiologjike ka pësuar rritje. Në spital janë të shtruar 9 pacientë. Vijojnë të shtohen numrat e të vaksinuarve me dy doza. Procesi i vaksinimit po vijon me shpejtësi dhe rritme të shpejta. Në Gjermani dërguam 21 mostra, i kemi vënë mënjanë nga 1 qershori kur kemi filluar të shohim sinjalet e jashtëzakonshme. E rëndësishme është që i kemi gjetur në Tiranë, Elbasan, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, etj. E gjithë kjo përpjekje ka një vlerë të veçantë. Masat janë në fuqi dhe kërkojnë përulësi. Është mundësi e shtuar për të kujtuar se nuk kemi përfunduar me pandeminë dhe nëse për një moment harruam që jemi në këtë situatë, qarkullimi i këtij varianti tregon se nuk e kemi përfunduar këtë detyrë,”-tha ajo.

LAJMI KRYESOR: S’ndryshojnë masat/ Komiteti i Ekspertëve: Varianti Delta i COVID në 10 qytete, 6 prej rasteve të vaksinuar me 2 doza jashtë shtetit!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albana fico komiteti i eksperteve komiteti i eksperteve 26 korrik 2021 albana fico komiteti i eksperteve komiteti i eksperteve 26 korrik 2021

Sondazh

Poll