Aktualitet

Tentuan të merrnin peng një person, nuk ia dalin dot, ndërhyn Policia. Dy persona në pranga

26 Korrik 2021, 10:48 Nga DOSJA
Tentuan të merrnin peng një person, nuk ia dalin dot, ndërhyn

TIRANË– Dy persona janë arrestuarti pasi kanë tentuar për të marrë peng një person, i identifikuar me iniciale L.S. Në prangat e Policisë përfunduan 27-vjeçari me iniciale A. M., i dënuar më parë për vjedhje dhe E. C., 23 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: A. M., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe E. C., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë tentuar të marrin me forcë në makinë, shtetasin L. S.,“-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: A. M., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe E. C., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë tentuar të marrin me forcë në makinë, shtetasin L. S.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. K., 51 vjeç, R. M., 40 vjeç dhe S. S., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; A. S., 29 vjeç dhe E. D., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse. Më datë 25.07.2021, në rrugën “Frosina Plaku”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende me vlerë në banesën e shtetasit G. Dh., 32 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes tirane policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll