Aktualitet

Zjarri në Dukat nuk ndalet / Flet drejtori i Zjarrfikëseve Vlorë, Kastriot Bega: Situata e papërballueshme, të ndërhyhet n

26 Korrik 2021, 09:35 Nga DOSJA
Zjarri në Dukat nuk ndalet / Flet drejtori i Zjarrfikëseve Vlorë,

Vijon të jetë problematike situata e zjarreve në qarkun e Vlorës, kryesisht në zonën e Dukatit, ku ka ende shumë vatra aktive dhe ku është e pamundur ndërhyrja nga ana e zjarrfikëseve, për shkak të terrenit tepër të vështirë në zonë.

Për shuarjen e flakëve janë përdorur mjetet rrethanore nga ana e zjarrfikësve, të cilët janë ngjitur në këmbë deri në majat e larta të zonës për shuarjen e flakëve, por megjithatë situata është tepër e vështirë dhe e papërballueshme.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur edhe Kastriot Bega, Drejtor i Zjarrfikëses Vlorë, i cili shprehet se nuk kanë kapacitetet e nevojshme për të mbuluar gjithë territorin.

Sipas tij, në zonë janë shumë vatra zjarresh aktive, përgjithësisht të qëllimtë nga dora e njeriut, pasi fshatarët e zonave djegin barërat e këqij.

“Jemi vetëm 38 punonjës me gjithë administratën. E pamundur të menaxhohet gjithë territori,” – sqaron Begaj, ndërsa aktualisht situata më e vështirë për tu menaxhuar është ajo në zonën e Dukatit.

Deri më tani janë shkrumbuar  36 ha kullota dhe 1.5 ha pishë e rrallë ndërsa për shkak të terrenit zjarri vijon ende në ditën e 4-t.

Situata është po ashtu e vështirë në fshatin Drithas në njwsinw administrative Shushicë,  ku janë shkrumbuar 4 ha tokë pemëtari. Emergjenca civile ende nuk kanë vendim për ndërhyrje nga ajri./ FAX

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll