Aktualitet

Në Greqi iku ilegalisht/ I riu arrestohet në Kapshticë pasi tentoi të korruptonte me 20 euro doganierët

26 Korrik 2021, 09:33 Nga DOSJA
Në Greqi iku ilegalisht/ I riu arrestohet në Kapshticë pasi

KAPSHTICË– Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Kapshticë, pasi akuzohet për mitdhënie. I riu me iniciale P. L., ai akuzohet se gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit për në Shqipëri, në momentin kur i është kërkuar pasaporta ka dhënë edhe shumën e parave. Sipas tij, me 20 euro do të përshpejtonte dhe do të shmangte kontrollet e doganierëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kapshticë

Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi P. L., 29 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Maqedonia, drejt Greqisë. Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë shoqëruar 29-vjeçarin P. L., për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu ne kapshtice kapshtice arrestohet i riu ne kapshtice kapshtice

Sondazh

Poll