Aktualitet

Muzikë pas orarit të lejuar, gjobiten dy pronarë lokalesh në Lezhë

26 Korrik 2021, 09:29 Nga DOSJA
Muzikë pas orarit të lejuar, gjobiten dy pronarë lokalesh në

LEZHË- Dy pronarë lokalesh në Lezhë janë gjobitur me 1,000,000 lekë pasi u kapën duke ushtruar aktivitetin me muzikë edhe pas orarit të përcaktuar për mbyllje në kuadër të masave anti-COVID. Sipas Policisë, të dy subjektet janë konstatuar në Ishull Lezhë, ndërsa gjobën e kanë marrë dy pronarët me iniciale: N.P. dhe G.U.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Lezhës, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. U konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, ndëshkohen me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Ishull, Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit G.U., banues në Ishull Lezhë dhe N.P., banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lezhe policia e lezhes lezhe policia e lezhes

Sondazh

Poll