Aktualitet

Varianti DELTA në Shqipëri! Rakacolli: E konfirmuam në Gjermani, virusi i shpërndarë në disa rajone. Masat nuk ndryshojnë

26 Korrik 2021, 11:03 Nga DOSJA
Varianti DELTA në Shqipëri! Rakacolli: E konfirmuam në Gjermani,

TIRANË- Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se edhe pse është konfirmuar varianti Delta në Shqipëri, masat kufizuese nuk ndryshojnë. Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli bëri me dije se është vënë re një rritje e lehtë e numrit të rasteve ditore të infeksionit, por theksoi se sërish situata epidemiologjike në vend mbetet e qëndrueshme.

“Në vend ka një rritje të lehë të numrave të rasteve të reja ditore dhe incidencës një javore,. Por pavarësisht kësaj, vendi vazhdon të mbetet n një situatë të qëndrueshme epidemiologjike. Në Rajon, Europë dhe botë vihet re një rritje  e konsiderueshme e rasteve të reja. Siç është bërë me dije, në Shqipëri është vërtetuar zyrtarisht dyshimi për praninë e variantit Delta të virusit në Shqipëri. Pavarësisht se kemi prezencën Delta, niveli i masave nuk do të ndryshojë pavarësisht nga qarkullimi i variatit Delta. Do të mbrohemi mirë nëse respektojnë masat. Vaksinimi është i vërtetuar që të mbron nga shtrimi në spital dhe humbja e jetës. Vetëm kështu do mundemi që të ketë një verë të mirë dhe një dimër më të lehtë se i kaluari. Siç është bërë me dije në Shqipëri është vërtetuar nga spitali i Berlinit se ka prani të variantit Delta. Kampionet kanë qenë nga disa rajonet, çka do të thotë se virusi kalon lirshëm,”-tha ajo.

LAJMI KRYESOR: S’ndryshojnë masat/ Komiteti i Ekspertëve: Varianti Delta i COVID në 10 qytete, 6 prej rasteve të vaksinuar me 2 doza jashtë shtetit!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti i eksperteve 26 korrik 2021 mira rakacolli komiteti i eksperteve 26 korrik 2021 mira rakacolli

Sondazh

Poll