Aktualitet

Grushta për një pronë! Policia ndërhyn në Klos, arrestohen motër e vëlla, ushtruan dhunë fizike gjatë konfliktit,

26 Korrik 2021, 09:39 Nga DOSJA
Grushta për një pronë! Policia ndërhyn në Klos,

KLOS– Vëlla e motër janë prangosur nga Policia në Mat, pasi akuzohen se janë të përfshirë në një konflikt fizik me një tjetër familje për çështje pronësie. Në pranga ka përfunduar Nazmi Dani dhe Servete Suroçaj (motër e vëlla). Të dy akuzohen kanë goditur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre, me iniciale H.D, dhe Xh.D, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.

NJOFTIMI I PLOTË:

Klos/Mat

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy familjeve, për motive pronësie.  Ushtruan dhunë fizike gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (motër e vëlla). Shërbimet e Postës së Policisë Klos, pas njoftimit të marrë së në fshatin Bërshi, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit po ushtrohej dhunë fizike, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.  Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:  N. D., 45 vjeç dhe S. S., 49 vjeçe (motër e vëlla), banues në fshatin Bërshi, bashkia Klos. Shtetasi N. D, e shtetasja S. S, janë konfliktuar për motive pronësie dhë më pas kanë goditur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre shtetasve H.D, dhe Xh.D, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Dhunë në familje”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nazmi dani policia e matit servete suroçaj nazmi dani policia e matit servete suroçaj

Sondazh

Poll